“Dua vetëm të jetoj për vajzën time”/ Apeli prekës i kryefamiljarit nga Gramshi: Më ndihmoni të bëj operacionin që kushton 50 mijë euro
Të detyruar nga sëmundja e rëndë e kryefamiljarit, ata u larguan nga fshati Tunjë i Gramshit për t’u vendosur pranë spitaleve, ku Alushi kryen trajtimet e vazhdueshme.
Prej dy vitesh, Alush Miraka po përballet me një tumor të madh që i ka ndryshuar tërësisht jetën familjes së tij. Ai ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale dhe shumë seanca kimioterapie, por sëmundja ende nuk është mposhtur.
Mjekët i kanë dhënë një shpresë të vetme: një operacion i specializuar që mund të kryhet vetëm në Turqi. Por kostoja prej rreth 50 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen.
Të ardhurat e vetme janë 200 mijë lekë të vjetra në muaj nga KEMP-i që përfiton Alushi. Nga kjo shumë, 150 mijë lekë shkojnë vetëm për ilaçet. Për të përballuar trajtimet, familja është detyruar të marrë edhe një kredi me këst mujor po 200 mijë lekë të vjetra.
Mes sëmundjes dhe varfërisë, familja përpiqet të mbajë gjallë shpresën. Vajza e tyre rrezikon të ndërpresë shkollën për shkak të pamundësive ekonomike.
Me lot në sy, Alush Miraka u drejtohet të gjithë shqiptarëve me një apel të thjeshtë, por të dhimbshëm:
“Më ndihmoni të bëj operacionin që mund të më shpëtojë jetën.”
Numri i telefonit për këdo që do të kontribuojë: 0684685513.

English
French
German
Italian

