a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetObjekti 85, ish-uzina e prodhimit të baterive për ushtrinë, vazhdon të mbetet një nga zonat më të ndotura në qytetin e Gramshit.

Objekti 85, ish-uzina e prodhimit të baterive për ushtrinë, vazhdon të mbetet një nga zonat më të ndotura në qytetin e Gramshit.

Objekti 85, ish-uzina e prodhimit të baterive për ushtrinë, vazhdon të mbetet një nga zonat më të ndotura në qytetin e Gramshit.

Objekti 85, ish-uzina e prodhimit të baterive për ushtrinë, vazhdon të mbetet një nga zonat më të ndotura në qytetin e Gramshit.

Prej vitesh, Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndërhyrë për pastrimin e magazinave dhe reparteve të vjetra ku dikur prodhoheshin bateri për ushtrinë. Në këto ambiente vazhdojnë të mbeten mbetje të rrezikshme dhe materiale të dëmshme që përbëjnë rrezik për shëndetin e banorëve.

Një pjesë e objekteve dhe magazinave janë shkatërruar, ndërsa të tjera janë dëmtuar dhe u janë vjedhur materialet ndërtimore, si tullat dhe konstruksionet metalike. Ndërkohë, disa prej ndërtesave të mbetura po shndërrohen në banesa apo biznese private, pavarësisht rrezikut që paraqet ndotja në këtë zonë.

Në këtë zonë jetojnë mbi 10 familje, të cilat janë zhvendosur nga fshatrat përreth dhe tashmë përballen çdo ditë me problematikat që vijnë nga ndotja e lartë dhe infrastruktura e amortizuar.

Përveç ndotjes, një tjetër shqetësim për banorët është edhe rruga e pashtruar, e cila është kthyer në gropa me ujë, duke e bërë të vështirë lëvizjen, veçanërisht gjatë ditëve me reshje.

Banorët ankohen për erën e rëndë që ndjehet vazhdimisht nga magazinat e shkatërruara. Xhamat e thyer dhe dëmtimi i ndërtesave bëjnë që të dalin jashtë gazra dhe aroma të forta të mbetjeve të baterive të dëmtuara, të cilat dyshohet se përmbajnë substanca të rrezikshme dhe helmuese.

Sipas banorëve, Bashkia Gramsh vite më parë ka premtuar se do ta përcillte shqetësimin e tyre pranë Ministrisë së Mbrojtjes për pastrimin e depove dhe magazinave nga lëndët helmuese, por deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete.

Banorët shprehen se ndotja ka ndikuar edhe në shëndetin e komunitetit, duke theksuar se disa persona kanë pësuar probleme me mushkëritë dhe sëmundje kardiovaskulare, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe humbje jete, të cilat ata i lidhin me ndotjen e vazhdueshme në këtë zonë.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment