E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portëz të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shtetasi Taulant Bajram Halke, 40 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues ne fshatin Portëz, është vetvrarë me armë gjahu çifte në dhomën e gjumit. Çiftja ishte në pronësi të babait të tij dhe e kishte me leje.
Sipas burimeve policore,viktima jetonte në Vlorë dhe kishte konflikte me bashkëshorten e cila ka kërkuar urdhër mbrojtje. Ishte larguar në Portëz në shtëpinë e prindërve dhe në kushte depresive dyshohet se është vetëvrarë.

English
French
German
Italian

