a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitet𝐒𝐞𝐫𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡, 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞, 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐤𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫

𝐒𝐞𝐫𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡, 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞, 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐤𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫

𝐒𝐞𝐫𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡, 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞, 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐤𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫

Në qytetin e Beratit është vënë në prnaga një shtatas për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, gjithashtu janë raportuar edhe episode të tjera problematike që përfshijnë plagosje me thikë dhe mashtrime në marrëdhënie tregtare.

Një 48-vjeçar i dënuar më parë dhe i shpallur në kërkim është ndaluar, pasi dyshohet për një seri vjedhjesh motomjetesh në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë gjatë muajve të fundit.

Në Berat, një 47-vjeçar do të përballet me drejtësinë për mospagimin e një produkti të blerë, ndërsa në Skrapar, një 35-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë një 61-vjeçar, për motive të dobëta.

Ngjarjet vënë sërish në pikëpyetje sigurinë publike dhe eficiencën e autoriteteve në parandalimin e kriminalitetit të përditshëm.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se nuk ka paguar një produkt që ka blerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në

Skrapar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 61-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment