a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetVideo / Zjarr i fuqishëm në Gramsh, digjet biznesi në Kukur, dëmet kapin shifrën rreth 100 mijë euro

Video / Zjarr i fuqishëm në Gramsh, digjet biznesi në Kukur, dëmet kapin shifrën rreth 100 mijë euro

Video / Zjarr i fuqishëm në Gramsh, digjet biznesi në Kukur, dëmet kapin shifrën rreth 100 mijë euro

Gramsh / Zjarr i fuqishëm në Kukur – Digjet biznesi i Bashkim Senkos, dëmet kapin rreth 100 mijë euro
Raporton gazetari Shkëlzen Henkoja

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një biznes në fshatin Kukur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Biznesi, në pronësi të Bashkim Senkos, është shkrumbuar pothuajse tërësisht, ndërsa vlerësohet se dëmet arrijnë deri në 100 mijë euro.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë ambientin, duke mos lënë asgjë të shpëtohet. Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, por kur mjetet e para kanë mbërritur, zjarri kishte marrë përmasa të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por humbjet materiale janë shumë të mëdha. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Kukurit, pasi biznesi përbënte një burim punësimi dhe shërbimi për zonën.

Raporton nga vendngjarja gazetari Shkëlzen Henkoja.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment