Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, arrestohet njëri prej autorëve. Një tjetër dyshohet se ka ikur jashtë vendit
Policia ka shoqëruar në komisariat një person me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë dy ditë më parë.
Kujtojmë se Renato Hoxhaj 58 vjeç u qëllua për vdekje me armë zjarri në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin e krimit i cili ishte i maskuar me kapele dhe shall duke vështirësuar identifikimin e tij. Autori qëlloi 4 plumba drejt Renato Hoxhajt, dy të cilat e kapën në trup.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Viktima ishte shprehur me familjarët se e kërcënonin për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohej një pallat, por Hoxhaj nuk kishte pranuar.
Dyshohet se në ngjarje janë përfshirë disa persona. Lidhur me krimin vijojnë hetimet nga autoritetet ndërsa të tjera detaje priten në vijim.