a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetVideo / Reshjet e dëborës/ Të gjitha rrugët në fshatrat e Bashkisë Elbasan janë të hapura.

Video / Reshjet e dëborës/ Të gjitha rrugët në fshatrat e Bashkisë Elbasan janë të hapura.

Video / Reshjet e dëborës/ Të gjitha rrugët në fshatrat e Bashkisë Elbasan janë të hapura.

Përditësim i situatës nga kushtet e motit:

Të gjitha rrugët në fshatrat e Bashkisë Elbasan janë të hapura.

 

Megjithëse është punuar gjatë gjithë ditës me 5 fadroma, 2 borëpastruse,  4 komionë dhe 3 forisdrada dhe dhjetëra punonjës, reshjet e dëborës po e vështirësojnë shumë punën e ekipeve.

Nisur nga kjo, dhe nga fakti që nata do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave, këshillohen drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë të papajisur me zinxhirë në akset rrugore Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan- Gracen dhe Elbasan- Funar.

Aktualisht jemi të pozicionuar për pastrimin e rrugëve në Mollagjesh, Zavalinë dhe rrugët e fshatrave me qendrën e njësisë Labinot Mal.

Bashkia Elbasan u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse.

Pavarësisht se shiu vazhdon me intensitet në qytet dhe zonat e ulëta, nuk kemi problematika të mëdha.

Për çdo situatë të mundshme emergjente, ju kujtojmë numrat e kontaktit:

Policia e Shtetit: 129
Zjarrfikësja: 128
Numri unik i emergjencave: 112
Për emergjenca të lidhura me furnizimin me ujë, në dispozicion janë edhe numrat e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve:
+355 68 641 6064
+355 69 475 0333

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment