Video / Gramsh/ Nis me grupet e rriskut kryerja e vaksinës antigrip
Nis me grupet e rriskut kryerja e vaksinës antigrip
Në Bashkinë e Gramshit ka nisur prej fundit të muajit shtator fushata e vaksinimit për tu mbrojtur nga gripi. Ky proces në mbarë vendin këtë vit ka nisur më herët pasi virozat u shfaqën më agresive. Shefi i Shërbimit Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor pranë NJVKSH Gramsh bën me dije se përkundër 3500 dozave të para që kanë marrë deri më tani janë aplikuar 2700, ndërsa fushata vijon deri në muajin mars.
Sinkron: Hyqmet Ibrushi- Shefi i Shërbimit Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor pranë NJVKSH Gramsh
Të parët janë vaksinuar grupet e rriskut, si bluzat e bardha, punonjësit e policisë, mësuesit dhe pupullata me sëmundje bashkëshoqëruese. Mjekja Ermira Kastrioti thekson se ky proces këtë vit po ecën normalisht.
Sinkron: Ermira Kastrioti-Mjeke
Një pjesë e popullatës stepen ta marrin vaksinën antigrip duke iu frikësuar pasojave anësore, por mjekët bëjnë apel të kryhet si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga virozat në qarkullim.