a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreTritan Shehu revoltohet ne Kuvend: Kërkuam 1 minutë heshtje për Charlie Kirk, na e mohouat. Kërkoni falje

Tritan Shehu revoltohet ne Kuvend: Kërkuam 1 minutë heshtje për Charlie Kirk, na e mohouat. Kërkoni falje

Tritan Shehu revoltohet ne Kuvend: Kërkuam 1 minutë heshtje për Charlie Kirk, na e mohouat. Kërkoni falje

Deputeti i PD-së Tritan Shehu mbajti fjalën e tij seancën e sotme në Kuvend, lidhur me procesverbalin e miratuar në Konferencën e Kryetarëve.

Por Shehu, u kthye te vrasja e Charlie Kirk ku një seancë më parë, PD kërkoi 1 minutë heshtje por nuk u dha mundësia nga mazhoranca.

Shehu i bën thirrje mazhorancës të kërkojë falje, pasi ka shkelur mbi të drejtën dhe vlerat.

Tritan Shehu: Në seancën e kaluar, ndërhyra dhe kërkova disa elementë formalë të parlamentit. Nuk janë vënë as në procesverbal. Duke qenë se ngjarje janë zhvilluar ju them bëni një autokritikë pranoni gabimin që nuk pranuat 1 minutë heshtje për Charlie Kirk.

E patë ceremoninë në SHBA, e patë vlerësimin e Trump, e patë deklaratën e Rubios për atë që hedhin baltë mbi të. E patë vlerësimin e Komunitetit ndërkombëtar për atë luftëtar të fjalës, dhe përsëri ju heshti. Gabuat rëndë. Keni shkelur mbi të drejtën, mbi vlerat. Në mënyrë solemne të kërkoni të organizoni 1 minutë heshtje për atë tribunë të fjalës së lirë. Ju kundërvu errësirës censurës, anti vlerave. Bëjeni këtë gjë sot, kërkoni falje.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment