a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetTragjike në Kosovë/ Babai vret të bijën e tij 15-vjeçare, plagos me thikë gruan dhe vajzën tjetër

Tragjike në Kosovë/ Babai vret të bijën e tij 15-vjeçare, plagos me thikë gruan dhe vajzën tjetër

Tragjike në Kosovë/ Babai vret të bijën e tij 15-vjeçare, plagos me thikë gruan dhe vajzën tjetër

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren të Kosovë. Sipas raportimeve një person ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Dyshohet se autori ka goditur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat. Gjithashtu bëhet me dije se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari, shtetas turk, është arrestuar nga policia e Kosovës.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment