Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, ja çfarë dyshohet
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa raportohet për dy të plagosur, 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe kalimtari i rastit 35-vjeçari Armand Spahiu.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.