Shqipëria ka arritur një fitore minimale 0-1 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Gjibraltarit, falë një goli të shënuar nga Jasir Asani me penallti.
Shqipëria ka arritur një fitore minimale 0-1 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Gjibraltarit, falë një goli të shënuar nga Jasir Asani me penallti.
Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe pak raste, ndërsa kuqezinjtë provuan me goditje nga distanca me Asanin dhe Berishën, por pa sukses.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 69’, pas një penalltie të fituar nga Kristian Shpendi. Sulmuesi 21-vjeçar nga Puka, i cili aktivizohet në Serie B italiane, debutoi në këtë sfidë me fanellën kuqezi dhe bëri menjëherë diferencën duke fituar 11-metërshin që Asani e ktheu në gol.
Ky debutim e vendos Shpendin në qendër të vëmendjes, duke e konfirmuar si një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar.
Në minutat e mbetura, kuqezinjtë tentuan të dyfishonin rezultatin, por nuk arritën të depërtonin në mbrojtjen vendase. Me këtë rezultat, Shqipëria shmangu një barazim zhgënjyes përballë një kundërshtari modest.
Skuadra kuqezi do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Letonisë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026



English
French
German
Italian

