a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetShpërthim me TRITOL pranë BURGUT të Fushë Krujës!

Shpërthim me TRITOL pranë BURGUT të Fushë Krujës!

Shpërthim me TRITOL pranë BURGUT të Fushë Krujës!

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 maj) pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, duke shkaktuar shqetësim dhe alarm në zonë.

Fillimisht dyshohej se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e një defekti në një gjenerator pranë institucionit, por hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol.

Oficerë të Policisë së Tiranës janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar hetimet, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet në orët në vijim.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment