Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa! Banorët në panik dalin nga ndërtesa
Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit.
Mësohet se për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.