Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës
Shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Agim Troci, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Senicë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.