a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetRihapet Kopshti Nr 1 në Gramsh, pezullohet ushqimi deri në një urdhër të dytë

Rihapet Kopshti Nr 1 në Gramsh, pezullohet ushqimi deri në një urdhër të dytë

Rihapet Kopshti Nr 1 në Gramsh, pezullohet ushqimi deri në një urdhër të dytë

Pas  inspektimit   Inspektoriati  Shtetëror  Shqiptar  ka vendosur  rihapjen  e  kopshtit  të fëmijëve  në  qytetin  e  Gramshit.

Pak  ditë më  parë  në  këtë kopsht  nga  sëmundja  e  Salmonelës  u  preken  një  numër  i  konsiderueshëm  fëmijësh.

Falë nderhyrjes  ne  kohë  nga  prindërit  e  tyre  dhe  e mjekëve  dhe personelit  shëndetsor  në spitalin  bashkiak të  këtij  qyteti, fëmijët  morën  ndihmën  e  parë mjeksore  dhe  e  kaluan  sëmundjen  e  salmonelës  pa  probleme.

Edhe  fëmija  tjetër  që  ishte  prekur  me  rëndë  tashmë ndodhet  jashtë rrezikut  për  jetën  dhe  këto  ditë  do  të rikthehet  përsëri  frekuentimit  të kopshtit.
Sipas  drejtoreshës  së kopshtit  Mimoza  Çekrezi,  kopshti  ka  hapur  përsëri  dyert  për  fëmijët.

Në  ditën  e  parë kemi  patur  një numër  të ulet  të fëmijëve  dhe  brenda  kesaj  jave  do  te  kemi  frekuenitimi e  dikurshem.

Inspektoriati  Shtetëror  ushtroi  kontroll  te  imtësishëm  në  kopsht , nga  kushtet  higjeno – sanitare  dhe  deri  në  kuzhinë.

Deri  në  një  urdhër  të dytë kopshti    do  jetë  pa ushqim  për  fëmijët.

Nga  ana  tjetër  edhe  Bashkia  e  qytetit  ka  vënë në  dispozicion  të kopshtit  të gjitha  mjetet  e  nevojshme  për  përmirësimin  e  kushteve  në kopshtin  e  fëmijëve.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment