a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetRENEA zbarkon në Ksamil, Karamuço zbardh vrasjen e rojës në Vlorë: Ekzekutimi me porosi nga Dubai. Ja arsyeja

RENEA zbarkon në Ksamil, Karamuço zbardh vrasjen e rojës në Vlorë: Ekzekutimi me porosi nga Dubai. Ja arsyeja

RENEA zbarkon në Ksamil, Karamuço zbardh vrasjen e rojës në Vlorë: Ekzekutimi me porosi nga Dubai. Ja arsyeja

Forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion të befasishëm mbrëmjen e së martës në zonën turistike të Ksamilit, ku kanë arrestuar njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, ndodhur dy ditë më parë.

Lajmi u bë i ditur nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin Now në Euronews Albania. Ai tha se personi i dytë i përfshirë në atentat, i dyshuar si shtetas i huaj, është arratisur në drejtim të Greqisë dhe po kërkohet nga autoritetet.

Sipas Karamuços, ngjarja fillimisht u dyshua si një konflikt për çështje pronësie, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një atentat mafioz, i porositur nga grupe kriminale që veprojnë nga Dubai.

“Policia e ka zbardhur tërësisht ngjarjen. Kjo nuk ishte një vrasje për motive pronësie, por një atentat i mirëorganizuar, me urdhër nga jashtë vendit,” deklaroi ai.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment