a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetPesticide mbi normë në tregun shqiptar, AKU bllokon pjeshkat dhe rrushin nga Greqia

Pesticide mbi normë në tregun shqiptar, AKU bllokon pjeshkat dhe rrushin nga Greqia

Pesticide mbi normë në tregun shqiptar, AKU bllokon pjeshkat dhe rrushin nga Greqia

Pesticide mbi normë në tregun shqiptar, AKU bllokon pjeshkat dhe rrushin nga Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar praninë mbi normë të mbetjeve të pesticideve në dy produkte të importuara nga Greqia: pjeshkë dhe rrush të kuq francez.

Të dy produktet janë klasifikuar me risk për shëndetin e njeriut dhe janë raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF.
Gjatë kontrolleve zyrtare, pjeshkat e importuara nga Greqia rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet në nivele të tejkaluara nga normat e lejuara. Operatori i biznesit ushqimor është urdhëruar të njoftojë të gjitha subjektet ku është shpërndarë produkti dhe të organizojë kthimin e tij në rast se është ende në gjendje.

Në një tjetër rast, rrushi i kuq francez i importuar po ashtu nga Greqia, u analizua dhe rezultoi me pesticidin Propamocarb mbi normat e lejuara.
Ky produkt u gjet nga inspektorët në një supermarket “Spar” në Lezhë, me një sasi prej afërsisht 800 kg.
AKU ka ndërhyrë duke bllokuar sasinë e mbetur në treg dhe duke nisur procedurat për asgjësimin e tij. Edhe për këtë rast, është bërë njoftimi përkatës në sistemin RASFF – raporton Top Channel

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment