a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetPërfundon vlerësimi, zjarri në Gramsh shkaktoi 31 milionë euro

Përfundon vlerësimi, zjarri në Gramsh shkaktoi 31 milionë euro

Përfundon vlerësimi, zjarri në Gramsh shkaktoi 31 milionë euro

Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 gushtit, i cili për disa ditë me radhë përfshiu disa fshatra duke shkrumbuar dhjetëra banesa dhe mijëra hektarë tokë bujqësore, madje u shënua edhe një viktimë.

Fatura e dëmeve arrin në rreth 31 milionë euro, dhe tashmë i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur procedurat e ndërhyrjes.

Sipas të dhënave nga grupet e punës, 68 banesa janë dëmtuar nga flakët — 10 plotësisht dhe 42 pjesërisht. Bashkia e Gramshit, përmes zyrës së urbanistikës, po harton projektet për rindërtimin dhe rikonstruksionin e tyre.

Në bilancin e dëmeve përfshihen edhe bagëtitë, të mbjellat, stallat dhe pyjet, raporton Euronews.albania.

Zjarri ka shkaktuar humbjen e 215 krerëve bagëti të imta, 9 gjedhëve dhe 7 njëthundrakëve, ndërsa janë djegur edhe dhjetëra hektarë ullinj, vreshta me rrush, bimë medicinale dhe pemë frutore.

Tashmë pritet që pas miratimit të fondit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, të nisin ndërhyrjet për rikthimin në normalitet të zonave të prekura.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment