Pelegrinazh i madh i besimtarëve bektashinj! Baba Mondi drejton ceremoninë e shenjtë të Teqes Bektashiane Turballi-Sulltan në Larisa
Ceremonia drejtohet nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, i cili ka ndarë mesazh paqeje, dashurie dhe vëllazerie njerëzore.
Kryegjyshi Botëror në fjalën e tij tha se “Teqja Bektashiane e Turballi Sulltanit në Larisa të Greqisë me një histori të lashtë është Tempull që, ashtu si dje, edhe sot është Tempull i Paqes dhe i dashurisë njerëzore që fton të gjithë njerëzit pa dallim besimi religjioni, kombësie, të jetojnë në paqe në harmoni dhe në një vëllazëri të vërtetë njerëzore.
Ky tempull i Zotit është një vend i shenjtë që mëkon sot për të gjithë mirësi shpirtërore dhe i fton njerëzit të jenë e të bëhen më njerëzor, me humane, të mendojnë të gjithë se dashuria duhet të na udhëheqë kudo në jetë në shoqëri.”






