PAMJET/ Zjarr në një banesë pranë Pazarit të Ri në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje
Një banesë pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte, duke shkaktuar panik te banorët e lagjes.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa ndihmës i zjarrit po rezultojnë të jenë temperaturat e larta dhe era e fortë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, dhe nuk raportohet për të lënduar. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.