Motoçikleta përfundon në kanal, shpëtohet 17-vjeçari që po mbytej nga uji
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotem në Lushnje. Mësohet se një 17-vjeçar teksa drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Më tej raportohet se dy persona e kanë parë ngjarjen dhe kanë ndihmuar të riun i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit. Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i plagosuri u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. 17-vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi.