Meta dhe Berisha krah njëri-tjetrit, prezantojnë Hasim Çekrezin në Gramsh
Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Gramshit ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë për zgjedhjet e 14 majin, Hasim Çekrezi.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se së bashku me demokratët do të fitojnë dhe se para tyre kanë një kandidat i cili është zgjedhur nga vota e lirë.
Është nder i veçantë, kënaqësi e madhe të flas para jush, të vij këtu, për të paraqitur dhe mbështetur kandidatin tonë, për kryetar të bashkisë së Gramshit, për qytetarin tuaj të parë, Hasim Çekrezin.


English
French
German
Italian

