a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitet“Më solle një shishe ujë tepër”, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë

“Më solle një shishe ujë tepër”, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë

“Më solle një shishe ujë tepër”, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë

SKANDAL NË MES TË VLORES – KAMARIERI DHUNOHET NË LOKAL NGA EFEKTIV POLICIE DHE NJË KRIMINEL I NJOHUR

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj, nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person tjeter.

Burime nga vendngjarja dhe pamjet filmike tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke ber kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në prsnitë klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është dyshimi se dhuna mund të ketë qenë e organizuar, me qëllim intimidimin dhe sabotimin e aktivitetit të biznesit. E gjithë kjo ndodh në një qytet turistik, në sezon të lartë, kur qytetarë dhe vizitorë kërkojnë siguri – dhe në vend të saj përballen me dhunë të egër nga njerëz që duhet të ishin garant të ligjit.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment