Mbyllet numërimi i votave në Gramsh: PS dominon me gati 70% të votave
Gramsh, 12 maj 2025 – Është përmbyllur numërimi i votave në të 48 qendrat e votimit të bashkisë Gramsh, ku Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka arritur një fitore dërrmuese me 7,737 vota, përkatësisht 69.68% të totalit.
Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 2,357 vota ose 21.23%.
Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 454 vota (4.09%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 148 vota (1.33%)
Partia Mundësia: 154 vota (1.39%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 129 vota (1.16%)
Lëvizja Bashkë: 89 vota (0.80%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 20 vota (0.18%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 5 vota (0.05%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 4 vota (0.04%)
Lëvizja Atdheu (LA): 7 vota (0.06%)
Rezultati në Gramsh e përforcon edhe më tej epërsinë e PS në qarkun Elbasan, duke e kthyer këtë zonë në një ndër më të sigurtat për të majtën në zgjedhjet e 11 majit.