a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreMasa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

Një grup i përbashkët pune nga Bashkia Lezhë, Policia Bashkiake, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Taksave dhe Njësia Administrative ka zhvilluar sot një kontroll të gjerë në terren përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit.

Kontrollet u përqendruan në rastet e abuzimeve me çmimet e parkingjeve, verifikimin e kontratave të stacioneve të plazheve të menaxhuara nga subjekte private, përfshirë edhe ato të menaxhuara nga kompania “Lezha Invest”, si dhe zënien pa të drejtë të hapësirave publike në stacionet e plazheve publike.

Si rezultat i aksionit, janë konstatuar një sërë shkeljesh. Për subjektet në shkelje janë marrë masa administrative, janë vendosur gjobitje dhe sekuestrime, ndërsa disa raste janë referuar pranë Drejtorisë së Tatimeve për hetim të thelluar tatimor.

Aksioni është pjesë e një plani të gjerë për të garantuar rend, transparencë dhe barazi për të gjithë operatorët turistikë dhe qytetarët gjatë sezonit veror në Shëngjin.

 

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment