Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, më pas është përplasur me një pemë.
Drejtuesi ka marrë dëmtime dhe po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.