a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreLevando, bima medicinale që po mbillet në fshatrat e Gramshit, por nuk ka treg për shitje

Levando, bima medicinale që po mbillet në fshatrat e Gramshit, por nuk ka treg për shitje

Levando, bima medicinale që po mbillet në fshatrat e Gramshit, por nuk ka treg për shitje

Levanda  bima  medicinale  aromatike  po  mbillet  në  gjithë  fshatrat  e  rrethit  të Gramshit.
Kjo  bimë  që  vitet  e  fundit  nuk  ka  çmim  shitje  ka zëvendësuar  vreshtarinë.
Fermerërt  duke  parë  ecurinë e  shitjes  së  saj  në vitet  e  para  lanë pas  vreshtarinë dhe  prodhimet  bujqësore  si  misrin, grurin  dhe   serat  me  domate  por  ky  përkushtim  i  tyre  nuk  zgjati  shumë.

Ka  3  vjet  që levanda  nuk  po  tregtohet  si  brenda  vendit  ashtu  edhe  jashtë.
Fermerët këto  ditë  kanë nisur  korrjen  e  levandës    por nuk  kanë  shpresa  se  do  ta  shesin.
Mungojnë  tregjet, firmat grumbullimit  të bimeve  medicinale  e  kanë harruar  dhe  nuk  po  shkelin  në asnjë fshat  ta  bëjnë.

Në Harunas  një nga  fshatrat  në  këtë rreth,  fermerët  thonë se  ka  2  deri  ne  3vjet  qe  nuk  po  e  shesin  levandën .
Gani  Pole,  administrator i Njësisë Administrative  Skënderbegas  thotë se  levanda  ka  mbushur  plot  shtëpitë  e  fermerëve  e  nuk  po  shitet.
Edhe  në  ato  pak  raste  është  shitur  1  mije  lekë kg, gjë  që  për  fermerët  është humbje  e  madhe.

Edhe  në fshatrat  e  tjerë  ku  kultivohet  levanda  fermerët  nuk  po  ndihmohen  nga  shteti  për  tu  krijuar  kushte,  te  lidhen  me  firmat  vendase  dhe  të huaja për  tregtimin  e  shitjen  e  leavndës.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment