Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë!
Partia Demokratike zgjodhi drejtuesit e grupit në Parlament. Sali Berisha konfirmoi si nënkryetar Kuvendi u konfirmua Agron Gjekmarkaj. Ndërsa Gazment
Bardhi u konfirmua kryetar i grupit parlamentar të PD-së ku i vetmi që votoi kundër ishte Bujar Leskaj.
“Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj, në reagim për mediat.
I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.
Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.


English
French
German
Italian

