a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetI riu Rexhino Qosja renditet mes më të mirëve në një konkurs ndërkombëtar

I riu Rexhino Qosja renditet mes më të mirëve në një konkurs ndërkombëtar

I riu Rexhino Qosja renditet mes më të mirëve në një konkurs ndërkombëtar

Një sukses i veçantë për qytetin e Elbasanit dhe për Shqipërinë vjen nga bota e arkitekturës bashkëkohore. I riu Rexhino Qosja, një arkitekt nga Elbasani, është renditur në vendin e 6-të në një konkurs ndërkombëtar prestigjioz, ku morën pjesë qindra projekte nga arkitektët më të mirë në botë.

Konkursi me temë “Sanctuary at the Edge of Time – Echoes on a Shore”, organizuar nga platforma globale Buildner, sfidoi pjesëmarrësit të konceptonin një hospice – një strehë qetësie dhe kujdesi për personat me sëmundje terminale – në harmoni të plotë me natyrën dhe reflektimin njerëzor.

Projekti i Rexhino Qosjes, i titulluar “Echoes on a Shore”, u vlerësua nga juria ndërkombëtare me përmendje nderi (honorable mention), duke e pozicionuar ndër gjashtë konceptet më të mira të konkursit. Koncepti i tij shquhet për integrimin poetik të hapësirës me peizazhin natyror, përdorimin e dritës natyrore, dhe një ndjeshmëri të veçantë arkitektonike që i flet heshtjes, meditimit dhe dinjitetit të jetës së fundit.

“Në këto konkurse, nuk bëhet fjalë vetëm për projektim, por për ndjeshmëri dhe ide të thella humane. Kam dashur të krijoj një vend që të mos ndihet si fund, por si reflektim i jetës.” – u shpreh Qosja në një koment pas publikimit të rezultateve.

Ky vlerësim është jo vetëm një arritje individuale, por edhe një dëshmi se rinia shqiptare është pjesë aktive e skenës globale të mendimit kreativ dhe profesional. Me projekte të tilla, emra si Rexhino Qosja po i japin zë Shqipërisë në hartat ndërkombëtare të dizajnit dhe arkitekturës.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment