a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetI pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën homazhe dhe viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku

I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën homazhe dhe viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku

I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën homazhe dhe viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku

24 shtatori do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve si ditë e dhimbjes dhe krenarisë.

Sot u bënë dy vite nga rënia heroike e policit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, duke mbrojtur rendin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ishte i pari nga të gjitha institucionet që shkoi sot për homazhe. Ai bëri homazhe pranë varrit të heroit dhe vizitoi familjen Bunjaku, duke përcjellë mirënjohjen dhe respektin e qytetit për sakrificën supreme që ai bëri.

Idrizi tha se Afrimi ishte baba dhe qytetar i ndershëm i Vushtrrisë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht dhe të financuar nga Serbia. Sipas tij, rënia e tij nuk është vetëm humbje për familjen, por plagë e përbashkët për gjithë Kosovën.

“Heroi ynë do të mbetet përjetësisht shembull i trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut. Lavdi e përjetshme Afrim Bunjakut!”, u shpreh Idrizi.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment