Helmimi në kopshtin e Gramshit/ AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë! Analizat për vezët dhe kofshët e pulës vijojnë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se produktet qumësht, kofshë pule dhe vezë të kampionuara në Gramsh dhe Tiranë kanë rezultuar të pastra për treguesin Salmonella spp. Analizat për disa mostra të vezëve dhe kofshëve të pulës janë ende në proces dhe AKU do të vijojë informimin sapo të përfundojnë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë.
Në kuadër të transparencës me publikun, AKU sqaron se një pjesë e kampionëve të analizuar për praninë e bakterit Salmonella spp kanë rezultuar të pastër, ndërsa për pjesën tjetër analizat janë ende në proces.