a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGramsh / Zjarr masiv në Vgjeshtën e Sojnikut, njësia administrative Kukur – Digjet një kasolle me gjë të gjallë

Gramsh / Zjarr masiv në Vgjeshtën e Sojnikut, njësia administrative Kukur – Digjet një kasolle me gjë të gjallë

Gramsh / Zjarr masiv në Vgjeshtën e Sojnikut, njësia administrative Kukur – Digjet një kasolle me gjë të gjallë

Zjarri i rënë në zonën e Vgjeshtës, pranë fshatit Sojnik në njësinë administrative Kukur të bashkisë Gramsh, ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme serioze materiale.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton nga vendngjarja se si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një kasolle, brenda së cilës ndodheshin gjë të gjalla.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, punonjësve të shërbimit pyjor dhe banorëve të zonës, situata mbetet kritike, ndërsa era vazhdon të favorizojë përhapjen e zjarrit në sipërfaqet pyjore përreth.

Autoritetet lokale janë në terren dhe po bashkëpunojnë me strukturat shtetërore për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment