Fshati Bregas ne Gramsh, prej disa ditësh ka mungesë të ujit të pijshëm
Denoncimi/ Gramsh, fshati Bregas i Komunës Kushovë vuan një javë mungesën e ujit të pijshëm.
Një denoncim në redaksinë tonë ka ardhur nga një banore e fshatit Bregas e cila na informon se uji i pijshëm në këtë zonë ka rreth një javë që nuk vjen. Sipas banores uji vjen vetëm pak minuta gjatë natës. Ajo shprehet se ka kontaktuar ujësjellësin Gramsh por nuk ka gjetur një zgjidhje pasi sipas tyre tashmë ankesat duhet t’i drejtojnë në drejtorinë e Elbasanit.

English
French
German
Italian

