Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri! Autoritetet paralajmërojnë banorët: Tregoni kujdes
Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh.
Burime për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
Zjarri po vijon të përhapet me shpejtësi, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri me qëllim neutralizimin dhe vënien në kontroll të flakëve.