Fjalim i parë pas 8 vitesh mungesë/ “Mendova se ishte meme, me dekret presidenti një lodër teknologjike”, Topalli nga Kuvendi: Pyesni Gramoz Ruçin nëse…
Pas 8 vitesh mungesë, rikthehet në Kuvend Jozefina Topalli. Gjatë fjalës së saj ajo kritikoi seancën e kaluar si dhe faktin që një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë e kësaj qeverie.
Ajo tha se nuk mund të vijë në Kuvend, me dekret presidenti një lodër teknologjike, që asaj iu duk si meme. Madje ajo sugjeroi që të gjithë të pranishmit të pyesnin Gramoz Ruçin, si deputet me eksperience.
“Zoti Paleshi, neni i parë i Kushtetuës thotë Shqipëria është republikë parlamentare. Të gjithë deputetët janë betuar mbi këtë kushtetutë. Pasi janë betuar mbi këtë Kushtetutë, kanë nisur shkeljen brutale të saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që ngjante si meme, unë ashtu mendova. Është gjeja më e pabesueshme. Pyesni Gramoz Ruçin? A ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës, në dekretin e presidentit një lodër teknologjike? A ka ndodhur në 3 dekada dita e parë të nisë me ndryshmin e rregullores dhe pa konsensus, në fyerje të Kushtetutës. Ku shkoi zoti Peleshi? Pyeteni zotin Gramoz Ruçi.”, tha ajo.