EMRI/ Në kërkim nga SPAK dhe policia si i akuzuar për korrupsion në zgjedhje, arrestohet një person në Kukës
Burime bëjnë me dije vijojnë kërkimet nga policia e Kukësit për Gazmend Peposhin.
Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Kukës, në bashkëpunim me SPAK, kanë kryer kontroll në banesat e tyre.
Njoftimi i policisë
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.