Elbasan / Qytetarët në protestë kundër gjenocidit në Gaza
Elbasan / Qytetarët në protestë kundër gjenocidit në Gaza
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Elbasan, të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, protestuan përballë dhunës që po përjeton populli palestinez, me theks të veçantë mbi tragjedinë që po u ndodh fëmijëve në Rripin e Gazës.
Protestuesit mbajtën flamuj,pankarta dhe mesazhe sensibilizuese, duke kërkuar ndërhyrje ndërkombëtare për ndaljen e asaj që ata e cilësuan si gjenocid.
Insert…
Gratë pjesëmarrëse ishin ndër më të prekura, teksa me lot në sy theksuan se “sot po vuan Palestina, por nesër një raketë mund të godasë Shqipërinë ,për pasojë askush nuk është i përjashtuar nga kjo dhimbje, nëse bota hesht”.
Sinkrone gratë
Protestuesit apeluan për paqe, drejtësi dhe ndërgjegjësim global për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Sinkron : protestuesi burre
Në Gaza, situata humanitare vazhdon të përkeqësohet. Mijëra civilë kanë humbur jetën, ndërsa shpresat për armëpushim mbeten ende të zbehta.