“Do i dërgojmë më shumë armë Ukrainës” – Trump
Donald Trump ka thënë se SHBA-të do dërgojnë më shumë armë në Ukrainë, më pak se një javë pasi Uashingtoni ndërpreu papritur dërgesat e disa armëve për Kievin.
Komentet e presidentit sinjalizuan një largim nga qëndrimi i Pentagonit se rezervat e SHBA-së për disa armë mund të jenë zvogëluar shumë pas furnizimit të Ukrainës.
“Ne do dërgojmë më shumë armë. Duhet ta bëjmë, ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten”, tha Trump, duke shtuar se armët do jenë kryesisht mbrojtëse.
Komentet e Trump erdhën në mes të ngrohjes së marrëdhënieve me presidentin ukrainas Zelensky dhe ndërsa ai përsëriti se nuk ishte “i kënaqur” me presidentin rus Putin për dështimin për t’i dhënë fund luftës.
Pentagoni nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me vërejtjet e Trump.