Çështja për pronën, identifikohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, të plagosur edhe babë e bir (EMRAT)
Identifikohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ditën e sotme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Sipas informacioneve, autori është Gjon Shkambi, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Shkëmbi ka arritur të hyjë i armatosur brenda sallës së gjyqit, dhe ka hapur zjarr drejt gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe dy personave të tjerë, babë e bir, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir.
Gjyqtari Kalaja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se autori ka patur një konflikt për pronën në gjykatë.


English
French
German
Italian

