Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët
Një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka marrë flakë në ecje ditën e sotme, duke vënë në rrezik jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin ne të.
Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe më pas zjarri.


English
French
German
Italian

