a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetAksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas 54-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas 54-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas 54-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga 27-vjeçari H. M. ka përplasur një biçiklist, shtetasin S. Xh., 54 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i Policisë

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment