a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetAksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë 34-vjeçari

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë 34-vjeçari

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë 34-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, në zonën e Tropojë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment