Video / Reshjet e dëborës/ Të gjitha rrugët në fshatrat e Bashkisë Elbasan janë të hapura.
Përditësim i situatës nga kushtet e motit:
Të gjitha rrugët në fshatrat e Bashkisë Elbasan janë të hapura.
Megjithëse është punuar gjatë gjithë ditës me 5 fadroma, 2 borëpastruse, 4 komionë dhe 3 forisdrada dhe dhjetëra punonjës, reshjet e dëborës po e vështirësojnë shumë punën e ekipeve.
Nisur nga kjo, dhe nga fakti që nata do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave, këshillohen drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë të papajisur me zinxhirë në akset rrugore Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan- Gracen dhe Elbasan- Funar.
Aktualisht jemi të pozicionuar për pastrimin e rrugëve në Mollagjesh, Zavalinë dhe rrugët e fshatrave me qendrën e njësisë Labinot Mal.
Bashkia Elbasan u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse.
Pavarësisht se shiu vazhdon me intensitet në qytet dhe zonat e ulëta, nuk kemi problematika të mëdha.
Për çdo situatë të mundshme emergjente, ju kujtojmë numrat e kontaktit:
Policia e Shtetit: 129
Zjarrfikësja: 128
Numri unik i emergjencave: 112
Për emergjenca të lidhura me furnizimin me ujë, në dispozicion janë edhe numrat e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve:
+355 68 641 6064
+355 69 475 0333

English
French
German
Italian

