a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetRikthehet energjia në Bashkinë Gramsh, ndërsa 308 abonentë të tjerë në qarkun e Elbasanit mbeten ende pa furnizim

Rikthehet energjia në Bashkinë Gramsh, ndërsa 308 abonentë të tjerë në qarkun e Elbasanit mbeten ende pa furnizim

Rikthehet energjia në Bashkinë Gramsh, ndërsa 308 abonentë të tjerë në qarkun e Elbasanit mbeten ende pa furnizim

Situata e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Elbasanit po përmirësohet gradualisht, ndërsa ekipet e OSHEE vijojnë punën intensive për rikthimin e energjisë në zonat më të prekura nga moti i keq të ditëve të fundit. Sipas informacionit zyrtar, furnizimi me energji është rikthyer plotësisht në Bashkinë Gramsh, një prej zonave që kishte raportuar defekte të shumta si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta.

Megjithë përparimin e bërë, në të gjithë qarkun mbeten ende 308 abonentë pa energji, nga një total prej 119.000 abonentësh që furnizohen nga Rajoni Elbasan. Defektet e mbetura janë të lokalizuara në zona malore dhe me terren të vështirë, ku grupet e avarisë po punojnë me ritme të larta për të normalizuar situatën.

 

Zonat ende pa energji sipas fidrave dhe kabinave:

Rajoni Elbasan

  • Fidri 4 – Nënstacioni Librazhd
    Kabina Sopot – pa energji 20 abonentë.
  • Fidri 3 – Nënstacioni Prrenjas
    Kabina Godovush – pa energji 24 abonentë.
  • Fidri 6 – Nënstacioni Librazhd
    Pjesërisht në punë; ende pa furnizim 247 abonentë në zonat:
    – Sterblevë
    – Studen
    – Borovë
    – Llenjë
    – Zabzun
  • Fidri 8/2 – Nënstacioni Banjë
    Kabina Pompa Pazhok – transformatori i djegur; aktualisht pa energji 17 abonentë.

Pavarësisht sfidave që paraqet terreni malor dhe kushtet e vështira meteorologjike, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e transformatorëve të dëmtuar, riparimin e linjave dhe rikthimin e plotë të energjisë brenda afateve më të shpejta të mundshme.

OSHEE garanton vijimin e punës deri në rikthimin total të furnizimit, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e qarkut.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment