Partizani i vajzave ka mposhtur Gramshin me rezultatin 0-1 në stadiumin e Vorës. Kjo ishte fitorja e dytë me rezultat minimal për të kuqet ndaj Gramshit, në fazën e Final Four.
Kështu Partizani bëhet finalisti i parë për titullin kampion në futbollin e vajzave. Skuadra tjetër do të zgjidhet nga çifti Vllaznia-Apolonia, pasi sfida e parë mes tyre është mbyllur me barazim. Skuadra e Partizanit fitoi me golin e Mikaela Metallës, që shënoi në minutën e 42-të