a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGramshi në errësirë prej 24 orësh, reshjet e dendura shkaktojnë kaos në fshatra

Gramshi në errësirë prej 24 orësh, reshjet e dendura shkaktojnë kaos në fshatra

Gramshi në errësirë prej 24 orësh, reshjet e dendura shkaktojnë kaos në fshatra

Qyteti i Gramshit dhe disa zona përreth janë prej më shumë se 24 orësh pa energji elektrike, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Mësohet se problemet kanë nisur rreth orës 00:00 të natës së mbrëmshme, kur u regjistruan defekte në nënstacionin elektrik, duke lënë pa drita qindra banorë.

Sipas të dhënave paraprake, më të prekurat janë shtatë fshatra të njësisë administrative Kukur, ku për shkak të motit të keq janë raportuar dëmtime në rrjetin energjetik dhe bllokime të disa akseve rrugore.

Për pasojë, procesi mësimor është pezulluar, pasi mësuesit nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt shkollave.
Edhe linjat e transportit publik janë ndërprerë përkohësisht, pasi autobusat nuk kanë arritur të qarkullojnë në segmentet që lidhin fshatrat me qytetin.

Autoritetet vendore dhe grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile pranë Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment