Gjendet i pajetë një person në Durrës, dyshohet se është qëlluar me thikë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Nga informacionet e para, mësohet se një person dyshohet se është vrarë me thikë.
Deri tani, raportohet se viktima Valbon Beqiraj, 51 vjeç është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12.
Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.