a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesore📰 MERKATO ZYRTARE ✅: Nga porta në sulm, Gramshi firmos me 10 lojtarë që kanë luajtur në të Parën

📰 MERKATO ZYRTARE ✅: Nga porta në sulm, Gramshi firmos me 10 lojtarë që kanë luajtur në të Parën

📰 MERKATO ZYRTARE ✅: Nga porta në sulm, Gramshi firmos me 10 lojtarë që kanë luajtur në të Parën

Gramshi hedh kandidaturën për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi bardhekuq ka nisur një projekt serioz dhe kjo shihet padyshim nga merkato e zhvilluar deri tani, ku ka zyrtarizuar plot 10 lojtarë që sezonin e fundit kanë luajtur në Kategorinë e Parë, pothuajse të gjithë me Valbonën. Për të “blinduar” katërkëndëshin gramshiotët kanë siguruar shërbimet e Forald Hoxhës dhe Endri Likës, që kanë qenë respektivisht pjesë e Valbonës dhe Ilirisë. Për sa i përket mbrojtjes kanë firmosur Agustin Mashi, Blendi Rosaj, Frenki Lamçe dhe Rei Lala, që të gjithë ish-futbollistë të Tropojanëve. Për krahët e mesfushorë janë afrua Elvis Kovaçi dhe Laurenc Xheka, ndërsa në rolin e organizazorit Kevi Berberi, që mbylli sezonin me Pogradecin. Ndërsa në repartin e avancuar ka firmosur i riu Kapllan Xhabafti.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment