a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreRama shpik ministre virtuale, prokurimet publike ia kalon Inteligjencës Artificiale

Rama shpik ministre virtuale, prokurimet publike ia kalon Inteligjencës Artificiale

Rama shpik ministre virtuale, prokurimet publike ia kalon Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama ka habitur me idenë më të re në kabinetin qeveritar: krijimin e një ministrie të posaçme që do të drejtohet nga një ministre “virtuale”.

Bëhet fjalë për Diellën, asistenten e e-Albania, e cila sipas Ramës do të marrë drejtimin e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike.

Rama ka paralajmëruar se 95% e prokurimeve do të realizohen përmes Inteligjencës Artificiale, duke lënë jashtë loje administratën publike dhe ndërhyrjen njerëzore në vlerësimin e ofertave, me përjashtim të firmosjes finale nga një zyrtar.

Pjesë nga fjala e Ramës: “Diella”, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës. Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm. Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment